Connect with us

Politike

Yuri Kim mesazh për 110-vjetorin e Pavarësisë

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim  nga Korça ka publikuar një mesazh urimi drejtuar shqiptarëve me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë.

Kim ka zgjedhur që të vizitojë Mësonjëtoren e parë shqip, ndërsa ka ndarë disa foto në “Instagram” shkruan se është frymëzuese për të mësuar se lufta për pavarësinë e Shqipërisë nisi me luftën për të ruajtur gjuhën dhe kulturën unike të popullit shqiptar, fuqinë e arsimit për djemtë dhe vajzat dhe një kërkesë të palëkundur për liri dhe drejtësi.

“Në 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë pata nderin të viziton mësonjëtoren e parë shqipe në Korçë ku patriotë si Naim dhe Sami Frashëri themeluan në vitin 1987 shkollën e parë ku nxënësit mësuan gjuhën shqipe pavarësisht se ishin nën pushtimin e perandorisë osmane. Pak metra larg kësaj shkolle, u themelua në vitin 1981 shkolla e parë për vajza për të gjithë Ballkanin.

Më bëri krenar të shoh që SHBA luajti një rol të vogël: Shqiptarët si Sevasti Qiriazi që shkuan në Amerikë dhe u kthyen me njohuri dhe lidhje të reja, dhe amerikanë që erdhën për të dhënë mësim në Korçë dhe vende të tjera të vendit.

Shumë prekëse dhe frymëzuese për të mësuar se lufta për pavarësinë e Shqipërisë nisi me luftën për të ruajtur gjuhën dhe kulturën unike të popullit shqiptar, fuqinë e arsimit për djemtë dhe vajzat dhe një kërkesë të palëkundur për liri dhe drejtësi. Gëzuar 110-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë”, shkruan ambasadorja Yuri Kim.

Advertisement