Connect with us

Kosova

‘Z’-ja famëkeqe ruse kërcënon edhe Kosovën

Bashkëpunëtorja shkencore në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracisë në Uashington, Ivana Stradner ka shpërndarë në Twitter simbolet e agresionit rus në Ukrainë, të destinuara veçanrisht tani edhe për Kosovën.

“Me sa duket, shenja ‘Z’ nuk është e lidhur më vetëm me agresionin rus në Ukrainë. ‘Telegrami’ rus tani promovon një slogan të ri “Z për Kosovën”, ka shkruar Strander.

Në një intervistë gjatë javës së kaluar, ajo tha se situata në veri të Kosovës, në dallim nga herët tjera, është më serioze dhe mund të përshkallëzohet për shkak të provokimeve shtesë, si nga Beogradi, ashtu edhe nga ndikimi rus dhe theksoi se NATO-ja duhet ti bëjë të ditur Serbisë dhe Rusisë se “nuk është lodër”.

“Rusisë, për të destabilizuar Perëndimin, nuk i duhet që të nisë tanket drejt Uashingtonit apo Brukselit, por i mjafton që të krijojë vatra të reja konflikti e tensioni. Rusisë i konvenon konflikti në Ballkan dhe aty po zhvillon luftë hibride” – tha Stradner.

Përshkallëzimi i konfliktit, sipas saj, është një nga strategjitë ushtarake të Rusisë, në mënyrë që perms saj ta vendosë veten si ndërmjetësues. Stradner theksoi se i ashtuquajturi plan franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, është i vështirë për Serbinë dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, nuk do ta pranojë

Advertisement