Kronike
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e dy shqiptarëve në Shkup
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Çarshinë e Shkupit. Dy shqiptarë janë vrarë ndërsa një është plagosur si pasojë e një sulmi me armë nga persona të maskuar brenda një bar kafeje.
Gazetarja e Euronews Albania në RMV, Ferikan Iljazi raportoi se provat e reja të dala në dritë nga hetimet e deritanishme tregojnë se kemi të bëjmë me një vrasje të kryer nga profesionistë.
“Kanë qenë disa persona të maskuar kokë e këmbë, të prezantuar si policë që kanë kërkuar nga të gjithë që të ngrenë duart dhe të ulin armët pasi dy viktimat kanë qenë të armatosur dhe kanë qëlluar mbi dy shqiptarët.
Ajo që ka tronditur është shpejtësia me të cilën është kryer ngjarja, duke u larguar pa asnjë gjurmë brenda një kohe shumë të shkurtër”, raportoi gazetarja.