Politike
Zbardhen diskutimet në mbledhjen me dyer të mbyllura të Bashës me strukturat
Janë zbardhur diskutimet në dy mbledhjet urgjente të Lulzim Bashës me strukturat e tij, pas vendimit të Gjykatës së Apelit ditën e djeshme (11 Qershor) që i dha vulën e PD-së Sali Berisha.
Sipas gazetarit Osman Stafa, ky vendim ka ardhur si rrufe në qiell të hapur per strukturat e Lulzim Bashës dhe shumë prej zyrtarëve ishin të shqetësuar, të mërzitur dhe pa një ide të qartë se çfarë do të ndodhë me ta.
Sipas burimeve, gjatë mbledhjeve të zhvilluara pas vendimit të Apelit janë hedhur 4 ide se çfarë mund të ndodh me grupimin e Bashës.
Ideja e katërt e hedhur është ajo e një fraksioni brenda PD, por që kjo nuk është mbështetur nga shumica e anëtareve pasi refuzohet njohja e Sali Berishës si kryetar.
Sipas burimeve vendimi i Apelit pritet të ndikojë edhe deputetet të cilët janë rreshtuar krah Bashës që publikisht kanë deklaruar se do të shkojnë pas vulës, cilido që do ta marrë atë.