Kronike
Zbardhet dëshmia e autorit që masakroi kunatën me sëpatë në Elbasan
Është zbardhur dëshmia e Tafik Tashit, i cili vrau kunatën një ditë më parë ne sëpatë në fshatin Kusarth në Elbasan. Burime për RNTV.AL bëjnë me dije se para grupit hetimor ai ka deklaruar se e vrau kunatën e tij Alma Qevanin, pasi ajo kishte ditë që nuk e lejonte bashkëshorten e autorit që të shkonte në shtëpinë ku jetonte me bashkëshortin. Kjo dyshohet se ka qenë nisja e konfliktit që përfundoi tragjikisht. Gjithashtu para grupit hetimor Tafik Tashi ka pohuar se kunata e tij Alma e ofendonte kohët e fundit.
‘Kishte kohë që më ofendonte, nuk munda ta duroj dot ma thoshte sa herë madje edhe në prani të familjarëve.’- mësohet të këtë thënë ai.
Lajm në përditësim…