Connect with us

Kosova

Zbardhet letra e fundit e Sokol Halilit

Sokol Halili, i dyshuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Hamide Magashi, ka lënë një mesazh për familjarët e tij, para se të vetëvritej.

Televizioni T7 ka publikuar letrën në të cilën Halili pranon se vrasjen e ka kryer me vetëdije dhe tregon arsyet për këtë.

Ai ka shkruar se dëshiron të tregojë të vërtetën e raportit të tij me Hamide Magashin, i cili siç ka thënë ai, ka qenë i mirë në fillim të martesës dhe derisa ajo sipas tij, kishe bërë një plan bashkë me motrat e saj.

Gjithmonë sipas letrës që ka shkruar Sokol Halili, Hamide Magashi i ka kërkuar atij që të bënin një marrëveshje, që ajo të shkojë dhe ta rrisë fëmijën e vet te shtëpia e babait të saj në mënyrë që të marrë hise aty.

 

 

Siç shkruan në letër, ajo i kishte ofruar 25 mijë euro për këtë gjë.

 

 

Advertisement