Kronike
Zbardhet vrasja e Eduart Reçit, dyshohet se autori është polic
Zbardhet vrasja e biznesmenit Eduart Reçi, i cili u ekzekutua me një plumb në kokë. Burime për gazetarin Sokol Dema bëjnë me dije se autori është efektiv policie, ose ish-polic. Por ende nuk ka detaje të tjera lidhur me identitetin e autorit. Nga të dhënat e deritanishme, dyshohet se vrasja ka ndodhur për shkak të një konflikti pronësie.