Connect with us

Bota

Zbehet euforia, ekspertët: Vaksinimi kundër Covid-19 zgjat me vite

Vaksinë për Coronën që këtë vit? Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn e uli euforinë. Edhe nëse ka një vaksinë në fillim të vitit 2021, vaksinimi do të zgjasë me vite.

Tingëllon si premtim i shumëpritur në kohët e rritjes së vazhdueshme të infektimeve: Një vaksinë kundër virusit Corona që këtë vit! Këtë e njoftoi së fundmi gazeta gjermane “Bild”.

Gazeta është bazuar në të dhëna të ministrit të Shëndetësisë, Jens Spahn, vetë ndërkohë i infektuar me Corona. Në fillim të javës së kaluar, ministri paska bërë të ditur, se firma e Manzit, BioNTech është pak para marrjes së lejes për vaksinën. Vetëm pak orë më vonë u hodh poshtë ky njoftim nga zëdhënësi i Jens Spahn.

Në një intervistë me revistën “Spiegel”, Spahn thotë, se ai e pret vaksinën për popullin gjerman kundër COVID-19 në fillim të vitit të ardhshëm. Mund të jetë fillimi i janarit, ndoshta shkurti apo marsi, apo më vonë.

Lodhja nga pandemia dhe shpresa për normalitet

Një vaksinë për pak javë apo muaj? Të festosh festat e fundvitit pranë familjes i sapovaksinuar dhe pa shqetësim? Apo në verën e ardhshme të shkosh për pushime pas vaksinimit? Përqafime me miqtë? Të gjithë këto përfytyrime i elektrizojnë gjermanët, që gjithnjë e më shumë janë të nervozuar me kufizimet, infektimet në rritje apo një lockdoën të ri.

Sipas “Bild” do të fillojnë përgatitjet në të gjithë Gjermaninë për vaksinimin. Për këtë do të ngrihen qendra vaksinimi në të gjithë vendin. Ministria e Shëndetësisë u ka kërkuar landeve brenda dy javësh të përcaktojnë vendet, ku do të ngrihen qendra e vaksinimit, thotë më tej gazeta.

Vetëm kështu mund të arrihet një vaksinim i shpejtë i popullsisë. Qendrat e vaksinimit janë të nevojshme pasi vaksina duhet ruajtur në një temperaturë minus 78 gradë dhe pastaj të ofrohet.

Zëdhënësi i ministrit të Shëndetësisë pas këtij raportimi të “Bild” sqaroi: Mes landeve dhe federatës po zhvillohen aktualisht negociata. Hedhje poshtë e lajmit kjo nuk është, se për të ka tjetër përzgjedhje fjalësh.

Jeta me virusin

Një shpim, një leukoplast dhe Corona do të kthehet në kujtim? Kështu nuk ka për të ndodhur, thonë ekspertët. Presidenti i Shoqatës Botërore të Mjekëve, Frank Montgomery i përgatit njerëzit për një rrugë të gjatë. “Ne duhet të jetojmë me vite me virusin dhe duhet të vazhdojmë të ruajmë distancën, të mbajmë maskën apo të lajmë duart”, këto kanë për të qenë për një kohë të gjatë të rëndësishme. Montgomery nuk mendon se vaksina do të jetë kaq shpejt gati për të gjithë. Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH pret mesin e vitit të ardhshëm. “Por deri sa të vaksinohet e gjithë popullata, do të zgjasë dy ose tre vjet,” është i mendimit Montgomery. “Për një vaksinim menjëherë për të gjithë nuk as doza të mjaftueshme dhe as personal të mjaftueshëm.”

Vaksinimi zgjat me vite

Ish-zëvendëskryetari i Këshillit të Ekspertëve për Shëndetin që konsulton qeverinë gjermane, Matthias Schrappe tha për gazetat e grupit mediatik “Funke Mediengruppe”, se edhe ai pret që një fushatë vaksinimi të zgjasë disa vite. Në një llogaritje të grupit të ekspertëve, do të vaksinohesin 60 milionë vetë. Nëse në një ditë do të jepeshin 60.000 milionë doza, atëherë vaksinimi do të zgjaste 1000 ditë.

“Pra katër vjet”, thotë mjeku. Madje kjo llogaritje është shumë optimiste, thotë ai. Programet e vaksinimit në të shkuarën si kundër lisë apo poliomelitit kanë zgjatur me dekada.

“Ky është një proces i komplikuar shoqëror”, thotë Schrappe. Madje edhe gjetja e një konsesusi, se kush duhet të vaksinohet më parë nuk është e lehtë”, thotë ai.

“Këtë nuk mund ta vendosin mjekët, por duhet ta rregullojë politika.”

Komisioni Europian rekomandon që shtetet anëtare të trajtojnë disa grupe të caktuara se kush do të marrë vaksinën i pari. Për shkak se në fillim ka një sasi të vogël vaksinash, duhet të vaksinohet personeli mjekësor, personat mbi 60 vjeç, të sëmurët dhe personat me disavantazhe sociale. Këto parime do të duhet të zbatohen edhe në Gjermani, nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se po „punohet për një koncept priorizimi”. Nuk do të ketë një detyrim për vaksinim.

Pak kohë më parë, ministri Jens Spahn u shpreh që njerëzit të vaksinohen kundër gripit në këtë sezon vjeshte e dimri. Por disa klinika në Gjermani që tani njoftojnë, se nuk kanë më vaksina në dispozicion. Ekspertët janë të mendimit se ngushtica në furnizime mund të ketë edhe me vaksinën e ardhshme të Coronës.

Në intervistë me “Spiegel”, Jens Spahn i uli shumë tonet optimiste për një fund të shpejtë të krizës së Coronës.

“Natyrisht do të ishte më e mirë, një vaksinë do pengonte infektimet e reja.” Por do të ishte fitore, edhe sikur ajo ta zbuste sëmundjen.”/DW

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Ukraina sulmon zona të kontrolluara nga Rusia me raketa me rreze të gjatë veprimi të dërguara fshehtas nga SHBA

Associated Press

Për herë të parë Ukraina përdori raketa me rreze të gjatë veprimi të dërguara në mënyrë sekrete nga Shtetet e Bashkuara, duke sulmuar javën e kaluar një bazë ajrore ushtarake ruse në Krime si dhe forca të tjera ruse në zona të tjera të pushtuara gjatë mbrëmjes së djeshme, thanë zyrtarë amerikanë të mërkurën.

Të kërkuara prej kohësh nga udhëheqësit ukrainas, raketat e reja i japin mundësi Kievit që pothuajse të dyfishojë distancën goditëse deri në 300 kilometra, nga 160 kilometra që ishte distanca maksimale e raketave me rreze të mesme veprimi, që mori nga Uashingtoni tetorin e kaluar.

Një nga zyrtarët tha se Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë më shumë raketa me rreze të gjatë veprimi në kuadër të paketës së re të ndihmës ushtarake që firmosi të mërkurën Presidenti Joe Biden.

Dy zyrtarë të Shteteve të Bashkuara që nuk pranuan të identifikoheshin pasi nuk ishin të autorizuar të flisnin përpara se lajmi për dërgimin e raketave të bëhej publik, nuk dhanë një shifër të saktë për numrin e raketave që u dërguan muajin e kaluar apo në paketën e fundit të ndihmës.

Ukraina ka qenë e detyruar të përdorte në mënyrë të kufizuar armët e saj dhe po përballet me sulme në rritje nga ana e Rusisë. Ukraina kishte kërkuar me këmbëngulje raketat me rreze të gjatë veprimi, sepse i ofrojnë një aftësi kritike për të goditur objektivat ruse që janë më larg, duke lejuar forcat ukrainase të qëndrojnë të sigurta jashtë rrezes së veprimit të kundërshtarit.

Informacioni për dërgimin e raketave u mbajt aq i fshehtë sa ligjvënësi dhe të tjerë, gjatë ditëve të fundit, bënë vazhdimisht thirrje që Shtetet e Bashkuara të dërgonin armatime, pa e ditur se ato tashmë ishin dërguar.

Për muaj me radhë, Shtetet e Bashkuara nuk pranuan të dërgonin në Ukrainë raketa me rreze të gjatë veprimi mes shqetësimeve se Kievi mund t’i përdorte ato për të goditur në thellësi të territorit rus, çka mund të nxiste zemërimin e Moskës dhe të çonte një një përshkallëzim të konfliktit.

Kjo ishte një nga arsyet kryesore se përse administrata amerikane në tetor dërgoi raketa me rreze të mesme veprimi prej 160 kilometrash.

Një zyrtar i lartë ushtarak i Shteteve të Bashkuara tha të mërkurën se Shtëpia e Bardhë dhe drejtuesit ushtarakë kishin shqyrtuar me kujdes rreziqet e furnizimit me këto lloje raketash për Ukrainën dhe kishin arritur në përfundimin se ky ishte momenti i duhur për dërgimin e tyre.

Zyrtarët ukrainas nuk kanë pranuar publikisht se kanë marrë apo kanë përdorur raketat me rreze të gjatë veprimi ATACMS. Por duke falenderuar Kongresin për miratimin e paketës së ndihmës të martën, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy vuri në dukje se “pajisjet ushtarake ukrainase me rreze të gjatë, artileria dhe mbrojtja ajrore janë mjete jashtëzakonisht të rëndësishme për rivendosjen e paqes”.

Një zyrtar i Shteteve të Bashkuara tha se administrata e Presidentit Biden e kishte paralajmëruar Rusinë se nëse Moska blinte ose përdorte raketa balistike me rreze të gjatë, Uashingtoni do ta furnizonte Kievin me raketa të të njëjtit lloj.

Rusia mori raketa të tilla nga Koreja e Jugut dhe i ka përdorur ato në fushën e betejës në Ukrainë, tha zyrtari, duke e nxitur administratën e Presidentit Biden që të jepte dritën jeshile për dërgimin e raketave me rreze të gjatë veprimi.

Continue Reading

Bota

I gjallë, por pa njërën dorë/ Hamasi publikon video e izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve

Grupi Hamas ka publikuar një video të re që thuhet se tregon “shenja jete” nga pengu 23-vjeçar izraelito-amerikan Hersh Goldberg-Polin.

Sipas mediave të huaja, në videon gati tre minutëshe, Goldberg-Polin, të cilit i mungon një nga duart, identifikohet dhe i kërkon qeverisë izraelite t’i kthejë në shtëpi.

Videoja nuk ka ndonjë datë, por Goldberg-Polin thotë se ai është mbajtur rob për “gati 200 ditë”, duke treguar se është filmuar së fundmi.

Goldberg-Polin u rrëmbye në mëngjesin e 7 tetorit.

Pamjet nga sulmi i Hamasit kanë treguar se krahu i Goldberg-Polin “u hodh” nga bërryli poshtë, ndërsa pjesëtarët e Hamasit hodhën granata në një strehë ku ai dhe të tjerët që u përpoqën të shpëtonin.

Hersh Goldberg-Polin, një peng izraelit, fotografuar para se të rrëmbehej nga Hamasi më 7 tetor.

Në video, ai duket se thotë se kryeministri izraelit “nuk po bën mjaftueshëm, e fajëson atë që nuk i ka nxjerrë robërit”, ka thënë një gazetar i Al Jazeera, përcjell Telegrafi.

Sipas pamjeve, Goldberg-Polin tha se ai është “nëntokë” për rreth 200 ditë.

Hamasi ka lëshuar më parë video të ngjashme të pengjeve që po mban, në atë që Izraeli thotë se është një “luftë e mjerueshme psikologjike” – pamje të cilat shumica e mediave izraelite nuk i transmetojnë.

Continue Reading

Bota

95 miliardë dollarë për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin, Biden firmos projektligjin për ndihmën e huaj

Presidenti i SHBA Joe Biden ka nënshkruar paketën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh, pasi Senati të martën votoi fuqishëm në një shumicë dypartiake për të miratuar shpërndarjen e fondeve për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin.

Senati e miratoi projektligjin me 79 vota pro dhe 18 kundër, pas miratimit të ngjashëm në Dhomën e Përfaqësuesve fundjavën e kaluar. Presidenti, i cili e kishte shtyrë Kongresin për muaj të tërë për të dhënë masën e ndihmës së huaj, tha se do ta nënshkruante atë të mërkurën dhe do të fillonte menjëherë procesin e dërgimit të armëve të nevojshme në Ukrainë që në fillim të kësaj jave

“Kongresi ka miratuar legjislacionin tim për të forcuar sigurinë tonë kombëtare dhe për t’i dërguar një mesazh botës për fuqinë e lidershipit amerikan: ne qëndrojmë me vendosmëri për demokracinë dhe lirinë, dhe kundër tiranisë dhe shtypjes,” tha ai.

Legjislacioni përfshin 60.8 miliardë dollarë për Ukrainën, ndërsa ajo kërkon të zmbrapsë Rusinë nga territori i saj; 26.3 miliardë dollarë për Izraelin dhe ndihma humanitare për civilët në zonat e konfliktit, duke përfshirë Gazën; dhe 8.1 miliardë dollarë për rajonin Indo-Paqësor për të forcuar mbrojtjen e tij kundër Kinës.

Continue Reading

Bota

“Tani shko dhe fito luftën” – Çfarë i tha Zelenskit kreu i demokratëve në Senat pas miratimit të ndihmës për Ukrainën

Senati amerikan ka miratuar paketën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh, ku përfshihet mbështetje ushtarake për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin. Paketa parashikon 61 miliardë dollarë ndihma ushtarake për Kievin, të cilat siç tha Pentagoni, mund të fillojnë t’i dërgohen vendit të zhytur në luftë “brenda disa ditësh”. Projektligji kaloi me një votim dypartiak, ku 79 votuan pro dhe 18 kundër. Tashmë legjislacioni i miratuar nga Senati pret vetëm firmën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden. Udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, paralajmëroi kundërshtarët e SHBA-së se, do të bëjnë çdo gjë për të mbrojtur demokracinë.

“Po u themi aleatëve tanë se në qëndrojmë me ju. Po u themi kundërshtarëve tanë, mos e kruani me ne. I themi botës së Shtetet e Bashkuara do të bëjnë çdo gjë për të ruajtur demokracinë dhe mënyrën tonë të jetesës. Vladimir Putin të pendohet për ditën kur vuri në dyshim vendosmërinë amerikane. I lashë një mesazh presidentit Zelenskyy. Ai më kishte telefonuar një ditë më parë dhe i thashë, OK e mbaruam. Tani, shko fito luftën”, u shpreh Chuck Schumer, udhëheqësi i demokratëve në Senat.

Biden përshëndeti miratimin e legjislacionit në Senat në një deklaratë me shkrim.

“Unë do ta nënshkruaj këtë projektligj dhe do t’i drejtohem popullit amerikan, në mënyrë që të mund të fillojmë dërgimin e armëve dhe pajisjeve në Ukrainë këtë javë. Nevoja është urgjente: për Ukrainën, përballë bombardimeve të pandërprera nga Rusia; për Izraelin, i cili sapo u përball me sulme të paprecedentë nga Irani; për refugjatët dhe ata të prekur nga konfliktet dhe fatkeqësitë natyrore në mbarë botën, duke përfshirë Gazën, Sudanin dhe Haitin; dhe për partnerët tanë që kërkojnë siguri dhe stabilitet në Indo-Paqësor”, tha Biden.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se ishte mirënjohës ndaj ligjvënësve amerikanë për miratimin e ndihmës “jetike” për Ukrainën.

“Kjo votë përforcon rolin e Amerikës si një fener i demokracisë dhe udhëheqës i botës së lirë”.

Sakaq, administrata e Biden po përgatit një paketë tjetër ndihme ushtarake prej 1 miliard dollarësh për Ukrainën, citon Reuters. Ajo përfshin pajisjen me automjete, municione të mbrojtjes ajrore Stinger, municione shtesë për sistemet e raketave të artilerisë me lëvizshmëri të lartë, municione artilerie 155 milimetrash, municione antitank dhe Javelin si dhe armë të tjera që mund të përdoren menjëherë në fushën e betejës.
Continue Reading

Bota

Britania në hapat e SHBA-së, miraton paketën më të madhe të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka zbuluar planet për të ofruar paketën më të madhe të ndihmës ushtarake britanike për Ukrainën. Kryeministri Rishi Sunak do të zbulojë zyrtarisht planin e ri të ndihmës kur të udhëtojë në Varshavë të martën për bisedime me homologun e tij polak, Donald Tusk.

Paketa vlerësohet në 617 milionë dollarë dhe do të përfshijë më shumë se 400 automjete, 60 varka dhe një numër të pazbuluar raketash me rreze të gjatë veprimi “Storm Shadow”, tha zyra e Sunak në një deklaratë , duke e quajtur atë “ndihmën më të madhe ndonjëherë” të municioneve”.

Njoftimi britanik erdhi pasi SHBA pritet të miratojë një paketë ushtarake dhe ndihme prej 61 miliardë dollarësh për Kievin në Senat pasi Dhoma e përfaqësuesve i dha miratimin e parë.

“Mbrojtja e Ukrainës kundër ambicieve brutale të Rusisë është jetike për sigurinë tonë dhe për të gjithë Evropën,” pohoi Sunak. “Nëse Putini lejohet të ketë sukses në këtë luftë agresioni, ai nuk do të ndalet në kufirin polak”, theksoi ai.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING