Kronike
Zbulohen 116 bimë kanabisi në Malësi të Madhe, një i arrestuar
Malësi e Madhe/Vijojnë kontrollet e pandërprera, nga toka dhe ajri, nëpërmjet dronëve, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, që në fazën përgatitore.
Si rezultat i kontrolleve, bazuar dhe në inteligjencën informative, është evidentuar dhe goditur një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Evidentohen në fshatin Vukpalaj, Malësi e Madhe, 116 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.
Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme që në gjenezë, të tentativave për kultivim të bimëve narkotike, si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit, nga toka dhe ajri, me dron, bazuar dhe në inteligjencën informative, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në fshatin Vukpalaj, Malësi e Madhe, 116 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Bimët u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e njërit prej autorëve të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasit P. K., 28 vjeç, banues në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, si dhe shpalljen në kërkim të bashkëpunëtorit të tij, shtetasit A. K., 44 vjeç, banues në fshatin Vukpalaj, Malësi e Madhe.
Vijon puna për kapjen e shtetasit A. K. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie krimimale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Lajmi vijon….