Lifestyle
Zbulohen 3 hëna të reja rreth plateve Uran dhe Neptun/ Hera e parë në më shumë se 20 vite
Astronomët kanë zbuluar tre hëna të cilat ishin të panjohura më parë rreth Uranit dhe Neptunit , planetët më të largët në sistemin tonë diellor. Në mënyrë të veçantë, një hënë u vu re në orbitën e Uranit, zbulimi i parë i tillë në më shumë se 20 vjet – dhe dy u pikasën rreth Neptunit.
“Tri hënat e sapo zbuluara janë më të zbehtat që janë gjetur ndonjëherë rreth këtyre, duke përdorur teleskopë me bazë tokësore,” tha Scott S. Sheppard, një astronom në Carnegie Wndowment. “Kërkohej përpunim i veçantë i imazhit për të zbuluar objekte të tilla të zbehta,” shtoi ai.
Zbulimet do të jenë të dobishme për misionet e ardhshme për të eksploruar Uranin dhe Neptunin. Hëna e sapo zbuluar e Uranit është e 28-ta e vëzhguar që rrotullohet rreth tij dhe më e vogla, me diametër 8 kilometra. Hënës së quajtur S/2023 U1, i duhen 680 ditë tokësore për të përfunduar një orbitë rreth planetit. Në të ardhmen, ky satelit i vogël do të emërohet sipas një personazhi nga dramat e Shekspirit , siç ndodh tradicionalisht me të gjitha hënat e Uranit.
Teleskopët Magellan ishin gjithashtu të dobishëm për të ndihmuar Sheppard-in të gjente më të shndritshmit nga dy hënat e reja të Neptunit. Teleskopi Subaru i vendosur në vullkanin e fjetur Mauna Kea të Havait, e ndihmoi atë të përqëndrohet në hënën tjetër jashtëzakonisht të zbehtë të Neptunit, S/2021 N1.
Të dyja hënat, të cilat e sjellin totalin e hënave fizike të njohura të Neptunit në 18, u vunë re për herë të parë në shtator 2021, por u deshën vëzhgime me teleskopë të ndryshëm gjatë dy viteve të fundit për të konfirmuar orbitat e tyre. Hëna e shndritshme S/2002 N5 është 23 kilometra në diametër dhe kërkon pothuajse 9 vite për të përfunduar një orbitë rreth Neptunit. Të dy përfundimisht do të merrnin emra të rinj që të kujtonin perëndeshat e detit Nereids të mitologjisë greke.
Duke studiuar orbitat e largëta këndore të hënave, Sheppard hipotezoi se hënat u tërhoqën në orbitën rreth Uranit dhe Neptunit nga ndikimi gravitacional i planetëve gjigantë menjëherë pas formimit të tyre. Hënat e jashtme që rrotullohen rreth të gjithë planetëve gjigantë në sistemin tonë diellor: Jupiteri, Saturni, Urani dhe Neptuni kanë specifika të ngjashme.
Është e mundur që disa nga këto hëna të jenë fragmente të hënave dikur më të mëdha që u përplasën me asteroidë ose kometa dhe u shpërthyen. Të kuptuarit sesi planetët gjigantë kapën hënat e tyre po i ndihmon astronomët të bashkojnë ditët e hershme kaotike të sistemit tonë diellor.