Connect with us

Kronike

Zbulohen arsyet e konfliktit, merren në pyetje 10 persona

Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja në Vlorë, ku u qëllua me armë ndaj dy policëve Anxhelo Breshani dhe Nako Mehmetaj.

Punonjësit e policisë ktheheshin nga palestra, sipas të dhënave paraprake nuk njihen me personat që i kanë qëlluar.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një situate të krijuar rishtaz pas një parakalimi.

Mësohet se po hetohen dy pista, sulmi për shkak të detyrës por edhe prej konflikteve personale që mund të mos lidhen me detyrën e dy efektivëve.

Policia ka marrë në pyetje 10 persona, dëshmitar të ngjarjes që kanë treguar llojin e automjetit ku kanë qenë personat që kanë goditur. Personat që kanë goditur nuk janë siguruar për objektivin e tyre. Kanë goditur dhe janë larguar në drejtim të fshatrave në pjesën e Lumit të Vlorës. Me rrugën e re që është bërë daljet janë të shumta në këtë zonë, qoftë në Bypass, qoftë në zonën e Fierit.

Ndërkohë, bëhet me dije se janë mbledhur kamerat e bizneseve të zonës në lagjen “Partizani”.

Sa i përket dëshmisë paraprake të dy efektivëve të policisë, mësohet se ata kanë deklaruar se nuk kanë konflikte me asnjeri.

Mehmetaj dhe Breshani nuk raportohet të kenë qenë të përfshirë në ndonjë ngjarje kriminale që mund të ketë qenë bërë publike, ndërsa në momentin e sulmit me armë kanë qenë duke lëvizur në drejtim të Bypassit të Vlorës.

 

Advertisement