Aktualitet
Zbulohen emrat e dy personave të tjerë ku ka vjedhur pastruesja
Janë zbuluar dy emra të tjerë që janë grabitur nga pastruesja Rozeta Dobi, e arrestuar për vjedhjen e banesës së Alda Klosit, ish-shefes së kabinetit të Arben Ahmetajt.
Sipas mediave përflitet se personat në fjalë janë Leonard Ciko e Altin Dine. Këta të fundit kanë deklaruar në prokurori se 49-vjeçarja u ka vjedhur vetëm bizhuteri, po jo para.
Një tjetër personazh i njohur që kanë rënë pre e grabitjes është edhe eksperti Ervin Karamuço.