Connect with us

Shkrime

ZBULOHEN GJURMET E RUSIT/ Ja kush i vuri minat në Zubin Potok

Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut tha se është e qartë qe përbërja e re e Komisionit Evropian lë të kuptohet edhe për një marrëdhënie të re mes BE-së dhe Serbisë.

Sipas saj tani është e qartë se Kaja Kallas me qëndrimin e saj lë të kuptohet se përmirësimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është kusht që të dyja vendet të përparojnë në ndërveprimet evropiane

Biserko u shpreh gjithashtu se Serbia po hyn në një fazë kur nuk do të mund të jetë më e papërgjegjshme ndaj Brukselit sic ka qene më parë dhe shtoi se edhe BE-ja do të duhet të përshtatet me ngjarjet e fundit.

“Është e qartë se presidenti Aleksander Vuçiq po shikon se deri ku mund të shkojë, por të mos anashkalojmë faktin se BE-ja, duke zgjedhur njerëz të rinj në pozitat e larta, është e vetëdijshme se po hyn në një fazë të re me autoritetet serbe”, theksoi Biserko dhe theksoi se

Beogradi zyrtar vazhdimisht nënçmon dhe ndryshon në lidhje me integrimin evropian.

“Vuçiq në deklaratat e tij lë hapësira ​​për informacione nga qarqe jozyrtare… A është apo jo fajtor për sulmet terroriste në Kosovë… Ajo që ndodhi në Kosovë në lidhje me shperthimin në Zubin Potok duket si aktivitet hibrid në të cilin nuk perjashtohet te jete e perfshire Rusia” – potencoi Biserko

Kujtojmë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka kërkuar në një bisedë me shefen e re të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kalas, që Serbia t’ua dorëzojë autoriteteve kosovare Milan Radoiçiqin si organizator i sulmit në Banjskë më 24 shtator të vitit te kaluar.

Pas takimit në Bruksel, Kurti tha se ishte optimist se Callas ishte “në kohën e duhur dhe në vendin e duhur” dhe se rajoni do të përfitonte nga kjo.

Përfaqësuesja e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kalas, pas takimeve me Presidentin e Serbisë dhe kryeministrin e Kosovës tha se e vetmja rrugë për anëtarësim në BE është normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Duhet theksuar se pas sulmit terrorist në Banjskë, në veri të Kosovës, pak më shumë se një vit më vonë, ndodhi një tjetër incident ku, ndryshe nga Banjska, fatmirësisht nuk pati të vrarë, por shpërthimi i një bombe të vendosur në kanalin e ujit Ibër-Lepenc, pati reagim te shtuar nga Bashkesia nderkombetare kurse kryeministri Albin Kurti akuzoi Serbine se qendron pas aktit. Për dallim nga Banjska , përshtypja është se presidenti i Serbisë gjithnjë e më shumë po hedh poshtë përgjegjësinë e “Beogradit zyrtar” për rastin tragjik.

“Mesazhet e para të Kaja Kalas për dialogun  janë sinjal për vazhdimësinë e politikës së Komisionit Evropian ndaj dialogut Kosove-Serbi, si dhe mesazh për palët se për Bashkimi Europian nuk ka hequr dore nga zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri më tani, per te cilat jane shprehur se  janë ligjërisht të detyrueshme për Kosovën dhe Serbinë” – deklaroi  -Milica Rakiq Andriq nga Iniciativa e Re Sociale.

Respektimi i marrëveshjes së Brukselit është pjesë e kapitullit 35 të Serbisë dhe marrëveshjes së stabilizimit me Kosovën dhe në këtë kuptim nuk ka asgjë të re në pretendimin se normalizimi është kusht për anëtarësimin në BE” – thekson analistja serbe

 

Advertisement