Connect with us

Kosova

Zbulohen mesazhet e koduara nga SHBA/ Mustafa tregon për koalicionin me Albin Kurtin

Ish-kreu i LDK-së Isa Mustafa tha se në Kosovë mungon bashkëpunimi mes partive, ndërkohë që interesat politike vendosen mbi interesat e shtetit. Sipas tij, betejat politike i karakterizon mungesa e qëllimeve të përbashkëta dhe besimit, prandaj partitë e kanë vështirë të bashkëpunojnë ndërmjet tyre.

Ndërkohë që Kosova po has në vështirësi për t’u konsoliduar dhe për t’u dhënë epilog problematikave që i ka barrë mbi shpinë, paralajmërimet për rreziqet e sigurisë që mund të cenojnë shtetin nuk mungojnë. Historiani Oliver Schmit në një intervistë të para pak kohe, ka thënë se Kosova është një nga shtetet më të rrezikuara.

Ne lidhje me kete, akademiku Isa Mustafa tha se për sa kohë NATO është në Kosovë përmes ushtarëve të KFOR-it e veçanërisht me ushtarët amerikanë, s’ka rrezik nga Serbia. Ai bëri përgjegjëse presidenten Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti për kultivimin e shpërthimit të luftës me Serbinë.

Duke folur për serbët e Kosovës, Mustafa u shpreh se nëse ata s’do të integrohen në institucione te Kosovës, duhet të llogaritet rreziku permanent nga organizimi i tyre në Veri të vendit, njëjtë sikur ka ndodhur në Banjska, me përkrahjen dhe shtytjen e Serbisë.

Rrezik tjetër me peshë të rëndë që mund t’i kanoset në të ardhmen Kosovës, sipas Mustafës, është edhe tërheqja e trupave amerikane nga Kosova. Sipas tij, për këtë ka pasur paralajmërime që nga viti 2020, nëse Kosova s’tregon interes për paqe e stabilitet.

Ish-kreu i LDK-së tha edhe se ishte dikur arsyeja pse partia që ai drejtonte, kishte braktisur koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje te drejtuar nga Albin Kurti.

“Mesazhet që në atë kohë vinin nga Uashingtoni, e që kishin të bënin me heqjen e tarifave ndaj produkteve serbe dhe zhbllokimin e dialogut, flisnin  qartë se nëse Kosova nuk është e interesuar për paqe dhe stabilitet atëherë pse këtë ta bëjnë taksapaguesit amerikan me ushtarë në Kosovë. Kjo ishte edhe arsyeja pse LDK e prishi koalicionin me VV-në për çfarë pastaj u ndëshkua me votë nga qytetarët”, ka thënë Isa Mustafa.

Mustafa u shpreh se pavarësisht ndëshkimit që mori, LDK nuk u lëkund nga bindja se ky ndëshkim qytetar ka qenë i gabuar, meqë siguria dhe shtetësia e Kosovës janë fragjile pa përkrahjen dhe prezencën e SHBA-së.

Advertisement