Connect with us

Kosova

ZBULOHEN TERRORISTET/ Rezistenca serbe është përgjegjëse për bombën në kanalin Ibër-Lepenc

Petrit Selimi, ish-shefi i diplomacisë kosovare në kohën e Hashim Thaçit, pretendon se ekziston një letër e një prej partnerëve të NATO-s, në të cilin thuhet se përgjegjësinë për shpërthimin në Zubin Potok e ka marrë organizata e Rezistencës Serbe.

“Po qarkullon një memorandum, me sa duket i bërë nga një partner i NATO-s, në të cilin thuhet se përgjegjësinë për bombën në Ibr-Lepenc e ka marrë rezistenca serbe, e cila është nën ndikimin e elementeve pro-ruse në shërbimet inteligjente serbe. Mund të ndodhin më shumë sulme te tjera, me synimin për të provokuar përshkallëzimin e situates në Kosovë para inaugurimit te presidencës së Donald Trump.

Sipas ish ministrit te jashtem, kjo rezistencë serbe është “një organizatë e re ombrellë me anëtarë të Brigadës Serbe”. Në memorandum thuhet se Rezistenca Serbe postoi një deklaratë në TikTok një orë pas bombës, por e fshiu pasi Vuçiq hoqi dorë nga përgjegjësia. Ukraina është shënuar gjithashtu si një faktor pse terroristët vepruan pikerisht tani,” – ka deklaruar Selimi.

Kujtojmë se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe zyrtarë të tjerë serbë e hodhën poshtë kategorikisht përgjegjësinë e Beogradit për shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc më 30 nëntor, të cilin kryeministri Albin Kurti e cilësoi si akt terrorist të Serbisë. Vuçiq ka deklaruar ndër të tjera se ka kërkuar edhe një hetim ndërkombëtar.

Advertisement