Connect with us

Pinknews

Zbulohet arsyeja e divorcit mes Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

Jennifer Lopez ka deklaruar se një nga arsyet e ndarjes nga Ben Affleck ishin pikëpamjet dhe dallimet kontradiktore.

Krijuesja e hitit “Jenny From the Block”, i dorëzoi letrat e divorcit në përvjetorin e dytë të ceremonisë së martesës së tyre në Gjeorgjia. Ajo potencoi se data kur ata u ndanë ishte 26 prill.

Lopez deklaroi gjithashtu se nuk dëshironte që as vetes, as Affleck, 52 vjeç, t’i jepej mbështetje bashkëshortore, sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga Page Six.

Foto: Jennifer Lopez dhe Ben Affleck 

Në fillim të kësaj jave, këngëtarja kërkoi që mbiemri Affleck t’i hiqej nga emri i saj në dosjen e divorcit.

Artistja i kërkoi një gjykatësi që t’i ndryshonte emrin e saj ligjor nga Jennifer Lynn Affleck në Jennifer Lynn Lopez; ajo mori mbiemrin e aktorit kur ata u martuan në korrik 2022.

Lopez kishte marrë mbiemrin e aktorit, duke e cilësuar si gjest “romantik” dhe “tradicional”.

Dyshja raportohet se nuk kanë pasur kontratë paramartesore, gjë që mund të çojë në një betejë për asetet, duke përfshirë rezidencën e tyre prej 68 milionë dollarësh në Beverly Hills që e nxorën në shitje.

Advertisement