Connect with us

Rajon

Zbulohet çelësi i Vuçiç/ Ja si ai po mashtron Perëndimin

Analistja amerikane, Ivana Stradner, ka treguar për një strategji të cilën po e përdor inteligjenca serbe bashkë me presidentin serb, Aleksandër Vuçic. Sipas saj, strategjia përfshin krijimin e një grupi të supozuar si pro-perëndimor, të cilat Vuçic tashmë veçse i ka shpërndar nëpër organizata joqeveritare.

Ajo përmes një postimi në Twitter, ka thënë se këta të ashtuquajtur aktivistë shpesh kritikojnë Rusinë dhe Kinën, por jo presidentin serb.

Për këtë ajo e quan ”naiv“, perëndimin, pasi nuk po e kupton lojën e shërbimeve sekrete serbe.

”Është interesante të vërehet se një lëvizje gjoja pro-perëndimore do të krijohet në Serbi për të manipuluar Perëndimin naiv. Kjo ka të ngjarë të jetë një lojë tjetër e inteligjencës serbe… ndërsa bëja kërkimet e mia në mediat sociale, hasa disa të rinj mbresëlënës, të cilët tashmë po tregojnë me krenari se i janë bashkuar këtij grupi. Ka kuptim pasi Vuçiç ka krijuar tashmë një grup tjetër njerëzish të supozuar pro-perëndimorë në disa OJQ dhe qeveri për të manipuluar Perëndimin. Mos harroni: mashtrimi është çelësi në doktrinën e sigurisë ruse dhe serbe”, ka shkruar ajo në Twitter.

Serbia vazhdimisht ka luajtur me kartela të ndryshme – së fundmi ishte vënë në dilemë për vendosjen e sanksioneve ndaj aleatit historik orotodoks, Rusisë.

Por Beogradi akoma nuk ka vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse për shkak të agresionit në Ukrainë. Megjithatë, Serbia ka ndjekur taktika që e afrojnë me perëndimin.

Kjo nuk është që nuk vihet re, muaj më parë presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko kishte deklaruar se “Serbia nuk mund të ulet në tri karige, atë të SHBA-ve, Rusisë dhe Evropa”.

 

Advertisement