Bota
Zbulohet data/ Ja kur Trump do të zhvillojë një video konferencë me liderët e BE dhe Zelenskyn

Të mërkurën, më 13 gusht , pas diskutimeve që Volodymyr Zelensky do të zhvillojë me përfaqësuesit e vendeve evropiane, do të zhvillohet videokonferenca e Donald Trump me udhëheqësit evropianë dhe presidentin ukrainas, sipas informacionit të cituar nga NBC News. Në të njëjtën bisedë do të marrë pjesë edhe zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance .
Të njëjtat burime raportojnë se pas telefonatës me presidentin e SHBA-së, do të pasojë një raund i ri bisedimesh midis Zelensky dhe aleancës më të gjerë të vendeve që mbështesin Kievin . Përveç shteteve evropiane, kjo aleancë përfshin Britaninë dhe Kanadanë. Trump dhe Vance nuk do të marrin pjesë në këtë videokonferencë të dytë.
Telefonata e 13 gushtit shihet si një përgatitje për takimin e planifikuar të Presidentit Trump me presidentin rus Vladimir Putin, i cili është caktuar për 15 gusht në Alaska .
Më 8 gusht, presidenti amerikan tha se priste të takohej me Putinin, ndërsa pak më vonë këshilltari i presidentit rus, Yuri Ushakov , konfirmoi datën dhe vendndodhjen e takimit. Ushakov tha se bisedimet do të përqendroheshin në propozimet për një zgjidhje paqësore afatgjatë të krizës ukrainase.

