Connect with us

Aktualitet

Zbulohet ‘foleja’ e prostitucionit në Vlorë/ 3 të reja nga Venezuela nën hetim, në kërkim tutorja spanjolle

Policia e Vlorës ka goditur një rast të shfrytëzimit për prostitucion të disa personave të huaj. Sipas një njoftimi zyrtar, është identifikuar dhe shpallur në kërkim një shtetase spanjolle, e cila dyshohet se në një apartament me qira në qytetin bregdetar organizontet aktvitet prostitucioni.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Vlorë, në vijim të punës për goditjen e rasteve të shfrytëzimit të prostitucionit, kanë evidentuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale,” thuhet në deklaratën e Policisë.E shpallur në kërkim është A. A., 43 vjeçe, banuese në Spanjë. Sipas hetimeve paraprake, ajo kishte marrë me qira një apartament në lagjen “Pavarësia 3” në Vlorë, ku dyshohet se shfrytëzonte për prostitucion shtetase të huaja.”-thuhet në njoftim.

Më tej policia bën të ditur se në kuadër të këtij operacioni, po ndiqen penalisht në gjendje të lirë tre shtetase venezuelase, R. L., 25 vjeçe, K. C., 30 vjeçe dhe H. S., 30 vjeçe, të cilat jetonin në Vlorë dhe ushtronin aktivitetin në apartamentin e marrë me qira.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement