Politike
Zbulohet/ Ja në cilin burg do ta vuajë dënimin deputeti Salianji
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji do ta vuajë dënimin me 1 vit burg në burgun e Fierit.
Rreth orës 17:00 ai pritet të vetëdorëzohet në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës, teksa Partia Demokratike ka thirrur strukturat që të jenë aty të pranishme në një tubim.
Burime për mediat bëjnë me dije se pas vetëdorëzimit, Salianji do të firmosë aktet proceduriale, më pas nga Drejtoria e Tiranës do të dërgohet në bllokun e sigurisë në rrugën “Mine Peza”, e më pas ai do të dërgohet në burgun e Fierit.
Gjykata e Apelit dënoi ditën e djeshme me 1 vit burgim Ervin Salianjin për shkak se i prishi imazhin Qeverisë duke denoncuar Geron Xhafajn, vëllain trafikant droge të ish-ministrit Fatmir Xhafaj.
Partia Demokratike e ka konsideruar këtë vendim si një hakmarrje politike të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt dhe të pambështetur në prova dhe në ligj. Salianji pritet ta ankimojë vendimin e Apelit në Gjykatën e Lartë.