Connect with us

Aktualitet

Zbulohet konflikti i Talo Çelës me ‘Grupin e Dubait’

Fati i të shumëkërkuarit të drejtësisë, Talo Çela vijon të mbetet mister.

Ai është shpallur në kërkim pasi akuzohet për disa vepra të ndryshme kriminale.

Burimet policore kanë treguar një tjetër pistë  që mund të lidhet me fatin e tij. Dyshohet se përgjatë kohëve të fundit, Çela ishte përfshirë në një konflikt me të ashtuquajturin “Grupi i Dubait”.

Kohët e fundit, Çela kishte nisur të hartonte një plan që të ruhej prej tyre dhe dyshohet se ka nisur të krijojë grupin e vet.

Ai është tërhequr duke shkëputur lidhjet me pjesëtarët e këtij grupi, në mënyrë që ata të mos e eliminojnë.

Këto mbeten informacione policore të siguruara në rrugë operative nga ekipet e drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe asaj të Policisë së Elbasanit.

Çela është i dyshuari kryesor për një sërë vrasjesh dhe grabitjesh të ndodhura në vend, përfshirë edhe grabitjen e ndodhur në aeroportin e Rinasit.

Emri i tij doli edhe në dëshminë e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, i cili e implikon atë në disa krime të rënda.

Për kapjen e Talo Çelës, deri më tani kanë dështuar më shumë se 20 operacionit të kryera nga forcat RENEA, të cilat janë kryer në territore të ndryshme të Shqipërisë, aty ku ka pasur informacione se fshihej i shumëkërkuari.

Advertisement