Connect with us

Lifestyle

Zbulohet se përse çokollata na shijon kaq shumë

Studiuesit e Universitetit të Leeds-it kanë zbuluar arsyen se përse çokollata na shijon kaq shumë.

Shkencëtarët kanë analizuar procesin që ndodh në trupat tanë kur hamë çokollatë dhe fokusi është vendosur më shumë në teksturën e saj sesa në shije.

Sipas tyre, linjat e trasha në brendësi të çokollatës ndihmojnë që ajo të jetë e butë dhe e shijshme.

Kur çokollata futet në gojë, sipërfaqja e ëmbëlsirës lëshon një shtresë yndyrore që e bën atë të lëmuar dhe të shijshme për receptorët tanë.

Dr. Siavash Soltanahmadi, i cili drejtoi studimin, shpreson se ky zbulim do të çojë në zhvillimin e një “gjenerate” të re çokollatash më të shëndetshme.

“Studimi ynë krijon mundësinë që prodhuesit të krijojnë në mënyrë inteligjente çokollatë të zezë me një sasi të yndyrës të reduktuar,” u shpreh ai.

Ekipi përdori një “sipërfaqe 3D të ngjashme me gjuhën” që ishte projektuar në Universitetin e Leeds për të kryer studimin dhe ata shpresojnë se kjo pajisje mund të përdoret për të bërë studime për produkte të tjera që ndryshojnë strukturë si akullorja, margarina dhe djathi.

Advertisement