Connect with us

Aktualitet

Zbulohet si ndodhi ngjarja/ Dy fëmijë 9-vjeçar i vunë flakën tregut në Shkodër

Pa kaluar as 24 orë nga zjarri që shkrumboi tregun e rrobave të përdorura dhe dogji 5 shtëpi në zonën e njohur si Qafë Hardhi në Shkodër, policia thotë se ka zbardhur ngjarjen.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se dy fëmijë 9 vjeç kanë qenë duke luajtur pranë tregut dhe dyshohet se kanë shkaktuar zjarr duke djegur gjithë zonën.

Policia nuk ka dhënë detaje të mëtejshme se si u shkaktua konkretisht zjarri.

“Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër nën drejtimin e Prokurorisë, kanë vijuar intensivisht hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes në tregun e rrobave të përdorura ku si pasojë e zjarrit të rënë u shkaktuan dëme të shumta materiale.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera rezultoi se dy të mitur 9-vjeçarë që kanë qenë duke luajtur në afërsi të tregut, dyshohet se kanë shkaktuar zjarr në tregun e rrobave të përdorura.”- njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Advertisement