Kosova
Zbulohet skenari i ri i Vuçiç për destabilizim të veriut të Kosovës
Sërish kanë filluar dorëheqjet e serbëve nga institucionet e Kosovës, teksa kësaj radhe dhanë dorëheqje disa pjesëtarë serbë të Policisë së Kosovës.
Për këtë kanë shprehur shqetësimi Shtetet e Bashkuara dhe misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX)
Analisti Binak Maxharraj në një pronocim ka thënë se edhe pse pati reagime nga BE dhe SHBA, këto reagime nuk u morën parsysh.
Ai gjithashtu ka hedhur kritika mbi ambasadorin amerikan në Serbi, për të cilin thotë se nuk reagoi fare në lidhje me këtë çështje dhe ka theksuar që aktorër kryesorë të Perëndimit, BE dhe SHBA duhet ta drejtojnë gishtin nga Aleksander Vucic, të cilin kane kohë që po e ledhatojnë
“Qeveria e Kosovës përmes aplikimit për te plotësuar vendet vakant me policë të rinj në veri, pasi trajnoi kohe më parë në veri policët e rinj multietnik në mesin e të cilëve ishin edhe 46 pjesëtarë nga komuniteti serb te cilët u betuan dhe filluan punën në muajin korrik 2023. Por,nisi të ndodhë furtuna para stuhisë. Këto ditë u raportua çuditërisht se disa dhanë dorëheqje. Shkuan, ikën pa shenjë e gjurmë, sikur dikush i vodhi ndërsy” – shkruan Binak Maxharraj
Se çfarë pritet të ndodhë në vjeshtë, Maxharraj, thotë se Vuçiç do mundohet si gjithmonë të krijojë rrëmujë në veri të Kosovës.
“Në fund vera po kalon, vjeshta po afrohet, furtuna po kalon dhe natyra po e ndryshon pamjen nga e gjelbërta në të verdhë, duke ia lëshuar vendin një stuhije edhe më të madhe kur kriminelët, grupet kriminele të presidentit të Serbisë Vuçic do të krijojë rrëmujë dhe stuhi përsëri në veri të Kosovës me rastin e zgjedhjeve lokale atje, sepse Vuçic nuk është i interesuar për dialog por për të ruajtur “El Doradon”serbe të krijuar atje, sepse ata duan vetëm floririn e Veriut”