Connect with us

Lifestyle

Zbuloni sa e rëndësishme është përputhja intelektuale

Kultura pop mund t’ju bëjë të besoni se nëse tërhiqeni fizikisht nga dikush dhe jeni financiarisht mirë – atëherë kaq mjafton që një lidhje të funksionojë. Megjithatë, një tjetër përcaktues i rëndësishëm i tërheqjes dhe kimisë që ndonjëherë anashkalohet është përputhshmëria intelektuale.

Një hulumtim i kryer nga një aplikacion për “online dating” (seeking.com), ka zbuluar se një numër në rritje i përdoruesve të aplikacionit ka filluar të shtojë kualifikimet akademike apo nivelin e arsimit. Dhe gjejeni pak çfarë? Përdoruesit me diploma të avancuara, si Ph.D., marrin afërsisht 30% më shumë ndërveprime se ata me më pak kualifikime.

Kjo s’do të thotë që nëse nuk keni doktoraturë, s’do keni kurrë sukses në njohje, megjithatë, tregon se tashmë, bota e njohjeve në internet nuk vërtitet më vetëm rreth paraqitjes apo popullaritetit.

Njerëzit që tërhiqen nga inteligjenca natyrisht do t’i admirojnë ata që i perceptojnë si inteligjentë. Admirimi për aftësitë intelektuale të dikujt mund të çojë lehtësisht në pasion, pavarësisht nga mosha, gjinia ose në të vërtetë ndonjë veçori përcaktuese fizike.

Thënë këto, ka dy përfitime më të thella dhe afatgjata që mund të nxirren nga lidhja e dy njerëzve intelektualë, ose me nivele të njëjta/të ngjashme intelektuale.

1. Komunikim me cilësi të lartë

Njerëzit mund ta duan njëri-tjetrin thellësisht dhe megjithatë të ndahen nga një humnerë keqkomunikimi. Partnerët që mund të lidhen me njëri-tjetrin intelektualisht dhe emocionalisht kanë një urë të fortë komunikimi.

Kjo është ndoshta arsyeja pse hulumtimi ka zbuluar se “lidhjet intelektuale” zgjasin më shumë.

Inteligjenca nuk zbehet si pamja. Bisedat janë më interesante me një partner, mendja e të cilit të magjeps. Të ndihesh i përmbushur edhe nga një bisedë e zakonshme është një përvojë e kënaqshme për këdo, dhe mund ta kthejë ditën e përditshme në diçka të jashtëzakonshme.

2. Rritja personale

Lidhja me dikë që stimulon mendërisht gjithashtu inkurajon të dyja palët të rriten dhe të zhvillohen si individë. Kur jeni i rrethuar nga njerëz që sfidojnë besimet tuaja dhe i shtyjnë kufijtë tuaj intelektualisht, kjo ju detyron të dilni nga zona e rehatisë dhe inkurajon rritjen personale në mënyra që nuk mund të ishin të mundura ndryshe.

Advertisement