Politike
Zëdhënësi i Berishës: Argita ka të drejtë të jetë në garë për drejtimin e PD
Për drejtorin e Zyrës së Shtypit dhe Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, nëse Argita Malltezi synon të jetë pjesë e kupolës drejtuese të PD-së, dera është e hapur. Alfed Lela shtoi më tej në emisionin “Breaking” në TopNews me moderatoren Fiori Dardha se, nëse zonja Malltezi ka ambicie politike do të garojë në të gjitha forumet e Partisë Demokratike. “Nëse Argita Malltezi synon të jetë pjesë e kupolës drejtuese të PD-së, dera është e hapur askush nuk futet nga dritarja. Duhet të garojë në të gjitha strukturat e Partisë Demokratike me të gjithë ata që kanë ambicie politike. Kjo është e djathta ku secili ka të drejtën e garës dhe konkurencës me kushte të barabarta, pastaj se kush fiton e vendosin demokratët”, tha ai.