Connect with us

Aktualitet

Zëdhënësi i Kremlinit i përgjigjet kërcënimeve të Trump, Peskov: E kemi marrë shënim deklaratën e…

Kremlini tha se kishte “marrë shënim” deklaratën e djeshme të presidentit të SHBA-së, Donald Trump se ai do të shkurtonte një afat që i kishte dhënë Moskës për të arritur një armëpushim në Ukrainë ose do të përballej me sanksione.Trump të martën vendosi një afat të ri prej 10-12 ditësh që Rusia të bëjë përparim drejt përfundimit të luftës në Ukrainë ose do të përballet me pasoja, duke nënvizuar zhgënjimin e tij me presidentin rus, Vladimir Putin për luftën më shumë se tre vjet e gjysmë.Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov, i pyetur për komentet e Trump dje gjatë një takimi me gazetarët, lëshoi një deklaratë të shkurtër.“Ne e kemi marrë parasysh deklaratën e presidentit Trump dje. Operacioni special ushtarak vazhdon”, tha Peskov, duke përdorur termin e miratuar nga Moska për luftën që po zhvillon në Ukrainë.“Ne mbetemi të përkushtuar ndaj procesit të paqes për të zgjidhur konfliktin rreth Ukrainës dhe për të mbrojtur interesat tona gjatë kësaj zgjidhjeje”, shtoi ai.Trump kërcënoi më 14 korrik se do të vendoste sanksione të reja ndaj Rusisë dhe blerësve të eksporteve të saj brenda 50 ditëve, një afat që skadoi në fillim të shtatorit. Por dje gjatë një vizite në Britani, ai njoftoi se do ta shkurtonte këtë afat, duke thënë: “Nuk ka arsye për të pritur… Thjesht nuk po shohim ndonjë përparim.”Trump, i cili ka pasur pesë telefonata me udhëheqësin e Kremlinit që kur u kthye në Shtëpinë e Bardhë në janar, tha gjithashtu se “nuk ishte aq i interesuar të fliste më”.Peskov nuk pranoi të komentonte deklaratën e presidentit amerikan.

Advertisement