Connect with us

Bota

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse deklaratë: Vizita e Zelensky është një dështim

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, duke komentuar vizitën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Uashington, deklaroi se ai kundërshton paqen dhe është e fiksuar pas vazhdimit të luftës.

“Vizita e Zelensky në Uashington është një dështim i plotë diplomatik për Kievin,” tha Zakharova.

Reagimi është në përputhje, sipas mediave ndërkombëtare, me qëndrimin e Donald Trump, i cili për takimin me presidentin ukrainas deklaroi: Ai duhet të thotë se do paqe.

Ai nuk duhet të qëndronte aty duke thënë Putin një gjë, Putin një tjetër, të gjitha komente negative. Ai duhet të thotë se nuk dëshiron ta vazhdojë luftën. Njerëzit e tij po vdesin. Ai ishte një njeri që nuk donte paqe.

“Më intereson vetëm nëse ai dëshiron të ndalojë gjakderdhjen”, tha presidenti amerikan.

Çfarë tha Dmitry Medvedev

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev tha se Rusia është e gatshme të diskutojë një zgjidhje të krizës ukrainase, por vetëm me ata që janë të gatshëm të komunikojnë. Reagimi i parë rus ndaj konfrontimit verbal Trump-Zelensky erdhi nga këshilltari i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin, Kirill Dmitriev, dhe ishte fjala historike. Në një postim në rrjetet sociale, Medvedev, tani nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, shkroi se presidenti Zelensky ishte gjuajtur me shuplakë në Zyrën Ovale dhe i bëri thirrje SHBA-së të ndalojë ndihmën ushtarake për Ukrainën.

Advertisement