Connect with us

Bota

Zelensky pendohet për qëndrimet e tij? Zbulon se është gati të punoj nën drejtimin e Trump

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se është i gatshëm të nënshkruajë një marrëveshje për mineralet dhe sigurinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të punojë nën “drejtimin e fuqishëm” të presidentit Donald Trump

Ndërsa pranoi se takimi i tij me presidentin Trump “nuk shkoi siç ishte parashikuar”, Zelenskyy theksoi angazhimin e Ukrainës për paqe dhe lavdëroi Trump-in për ndihmën e tij, duke i siguruar Ukrainës armët “Javelin”.

“Do të doja të ripërsëris angazhimin e Ukrainës për paqe. Asnjë nga ne nuk dëshiron një luftë të pafundme. Ukraina është gati të ulet në tavolinën e bisedimeve sa më shpejt të jetë e mundur për të afruar një paqe të qëndrueshme. Askush nuk e do paqen më shumë se ukrainasit. Ekipi im dhe unë jemi gati të punojmë nën drejtimin e fuqishëm të Presidentit Trump për të arritur një paqe të qëndrueshme“-shkroi Zelensky në “X”.

Ai shtoi se Ukraina është e gatshme të punojë shpejt për të mbyllur luftën, dhe fazat e para mund të përfshijnë çlirimin e të burgosurve, si dhe një armëpushim ajror, duke ndaluar raketat, dronët, bombat mbi infrastrukturën energjetike dhe civile, nëse Rusia do të bëjë të njëjtën gjë.

Zelensky gjithashtu theksoi vlerësimin e Ukrainës për ndihmën e Amerikës në ruajtjen e sovranitetit dhe pavarësisë së saj. Ai kujtoi gjithashtu momentin kur Trump ofroi armët Javelin për Ukrainën, duke thënë se ky veprim ishte i rëndësishëm për ndryshimin e situatës.

Në lidhje me marrëveshjen për mineralet dhe sigurinë, Zelensky tha se Ukraina është e gatshme ta nënshkruajë atë në çdo moment dhe në çdo format të përshtatshëm, duke e konsideruar si një hap drejt sigurisë më të madhe dhe garancive të forta të sigurisë.

Advertisement