Bota
Zelensky para dilemës më të vështirë: Paqe me kosto, apo kosto pa paqe?
Volodymyr Zelensky po përballet me një zgjedhje të tmerrshme, mes një marrëveshjeje të keqe dhe mungesës së çdo marrëveshjeje për fundin e luftës në Ukrainë.
Pas muajsh lëvizjesh të çrregullta diplomatike, presidenti ukrainas është vendosur përballë një realiteti që deri pak kohë më parë dukej i paimagjinueshëm, raporton CNN.
Ideja që Ukraina t’i dorëzonte territor Rusisë në këmbim të paqes ishte tallur hapur në Kiev dhe në Evropë, por megjithatë u shfaq në draftin e parë të planit 28-pikësh të Trumpit.
Cikli, duket, do të përsëritet sërish. I dërguari special i Trumpit, Steve Whitkoff, ka gjasa të dëgjojë edhe një herë në Moskë se Ukraina duhet të heqë dorë nga Donetsku po të dojë “paqen”.
Situata e shtyn Kievin drejt një dileme gjithnjë e më të ngushtë, ku alternativat duken po aq të rrezikshme sa edhe të pashmangshme.