Connect with us

Politike

Zelensky telefonatë me Ramën/ Nga bisedimet për arritje e paqes te…, zbardhen detaje nga biseda

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama.

Në një postim në “X”, Zelensky ka dhënë detaje nga biseda.

Lideri ukrainas ka falenderuar qeverinë shqiptare për mbështetjen ndaj Ukrainës në këto kohë vështira, ndërsa është ndalur edhe tek bisedimet për arritjen e paqes, ku theksoi se është e nevojshme pjesëmarrja e Europës në proces.

“Një vizion i përbashkët dhe hapa të koordinuar janë thelbësore për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. Ne po punojmë së bashku për të forcuar sigurinë në të gjithë Evropën. Faleminderit për mbështetjen tuaj”, shkruan Zelensky.

 

 

Postimi i plotë:

Kam pasur një bisedë të mirë me Kryeministrin e Shqipërisë, @ediramaal, dhe falënderoi qeverinë dhe popullin shqiptar për mbështetjen e dhënë ndaj Ukrainës dhe popullit tonë. Ne diskutuam shumë tema të spikatura – projekte të përbashkëta dhe perspektiva më të gjera. Biseduam edhe për iniciativat diplomatike evropiane. Është thelbësore që Evropa të jetë në tryezën e bisedimeve. Gjithçka në lidhje me Evropën duhet të jetë me pjesëmarrjen e Evropës, dhe gjithçka për Ukrainën duhet të jetë me pjesëmarrjen e Ukrainës. Një vizion i përbashkët dhe hapa të koordinuar janë thelbësore për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. Ne po punojmë së bashku për të forcuar sigurinë në të gjithë Evropën. Faleminderit për mbështetjen tuaj

Advertisement