Connect with us

Bota

Zelensky zbulon detaje rreth bisedës me Ramën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka treguar se cila ka qenë fokusi i bisedës që ka pasur me kryeministrin Edi Rama ditën e sotme. Presidenti Zelenskyy me anë të një postimi në Twitter, ka shkruar se kanë uruar njëri-tjetrin për 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike. Po ashtu ai theksoi se gjatë bisedës Rama ka vënë në duke hapjen e ambasadës shqiptare në Ukrainë.

Postimi i Plotë:

Pata një telefonatë me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Duke uruar për 30 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet shteteve tona, vuri në dukje hapjen e ambasadës shqiptare në Kiev. Diskutuam situatën në front, rëndësinë e rritjes së ndihmës për sigurinë për Ukrainën dhe mbështetjen për Formulën tonë të Paqes

Advertisement