Connect with us

Politike

Zemra ime nuk rreh më për Berishën/ Dash Sula i lënduar: Më preu karrierën politike në kulmin e saj

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka komentoi situatën aktuale në këtë parti dhe lëvizjet e tij në listat e kandidatëve për deputetë.

Sula, i cili u la jashtë listave të kandidatëve të PD për këto zgjedhje, u shpreh se një forcë politike do duhet të futet në zgjedhje për të fituar, por këtë qasje nuk e shikon tek Partia Demokratike.

Ndërsa tha se në konfliktin mes demokratëve përgjegjës janë dy persona: Sali Berisha dhe Lulzim Basha.

“Zemra ime nuk rreh më për Berishën. Mu përplas dera në fytyrë nga Berisha, më preku karrierën politike në kulmin e saj.

Ditët dhe javët dhe muajt në vijim gjithsecili do marrë përgjigjen e vet, unë po pres 12 majin dhe 15 majin deri në 28 korrik që të shkojë në parlament dhe aty do shikoj, o do shoh Ramën duke qesh dhe duke qarë Berishën, ose e kundërta.

Unë do jem i kënaqur në të dyja rastet. Në 2005 u futa në politikë me kërkesën e demokratëve të Peqinit. Jam ndër deputetët më të votuar të qarkut të Elbasanit dhe në 2005 më nxorën të parin në Shqipëri. Kisha dyfishin e votave të mia krahasuar me partinë.

Nuk është më Berisha i 2005 që i merr vendimet vetë.

Nëse do isha unë në Elbasan bashkë me disa bashkëpunëtor të tjerë, nga 7 bashki të Elbasanit, 6 janë të papërfaqësuar për herë të parë.

Disa figura të tjera, Alesia Balliu, Doris Madhi, e cila është mbesa e Arjan Madhit, mbaruar në La Sapienza, lihen jashtë dhe në listë futën të tjerë”- ka thënë Sula

Advertisement