Connect with us

Rajon

Zero serb në Veri/ Vuçeviç bën deklaratën e papritur

Ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviç ka thënë se Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës, qoftë edhe “me çmimin e mospasjes së serbëve në atë territor”.

Ai tha se fakti që Serbia lejon “kalimim kufiri me një dokument të lëshuar në Prishtinë nuk do të thotë njohje e Kosovës si shtet i pavarur”.

“Nëse ndalimi i dinarit fillon sot, është mesazh për serbët se nuk mund të mbijetojnë. Albin Kurti nuk ka pse t’u kushtojë vëmendje paralajmërimeve të Quint-it, ai na dëbon dhe terrorizon popullin. Por ai nuk ka asgjë për të fituar nga kjo, ne kurrë nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës dhe do të luftojmë për territorin dhe popullin tonë, por është tmerrësisht e vështirë” –  tha Vuçeviç

Ai vazhdoi me propagandën e Beogradit se kryeministri Albin Kurti “po ushtron dhunë” ndaj serbëve në Kosovë.

“Presidenti Vuçic mbron interesat e Serbisë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe Kurti inkurajohet të na fusë në konflikte. Ai po bën një gabim historik, po ushtron dhunë ndaj minoritetit serb, është e paqëndrueshme në planin afatgjatë dhe do të lëndohet, do ti kthehet mbrapsht. Dhe targat që i kemi lejuar nuk na shqetësojnë fare, “nuk është sukses, por as turp nuk është”, tha Vuçevic.

Advertisement