Kosova
Zgjat dorën e kamaleonit/ Analisti tregon se çfarë do bëj Perëndimi
Analisti Nexhmedin Spahiu komentoi trazirat e fundit në Beograd ku qindra mbështetës të opozitës tentuan që të hynin në godinën e bashkisë së Beogradit, në shenjë proteste ndaj asaj që vëzhguesit e zgjedhjeve thanë se ishin parregullsi të procesit të votimit, gjatë zgjedhjeve fundjavën e kaluar.
Spahiu u shpreh se jo çfarë pritet të ndodhë është që perëndimi ti zgjasë dorën Vuçiçit , sigurisht në këmbim të interesave.
“Ka qenë një ide e vendeve perëdimore që duke forcuar Vuçiçin, ata do arrijnë që ta bëjnë atë për vete dhe ta fusin Serbinë në botën perëndimore” – theksoi analisti nga Kosova, duke shtuar se koha tregoi se kjo strategji doli e gabuar “dhe atëherë perëndimi filloi të bënte të kundërtën… ta dobësonte Vuçiçin duke u investuar te opozita në Serbi” – theksoi duke potencuar se në kushtet e reja, duke e çuar pushtetin e Vuçiçit buzë humnerës prej protestave, ne nje kohe te dyte do ti ofrojnë atij ndihmë për të kaluar lumin
“Pritet që perëndimi t’i zgjasë dorën presidentit Vuçiç në këmbim të favoreve që do i kërkohen të bëjë ai perëndimit” – theksoi analisti i njohur