Kosova
Zgjedhje të reja në Kosovë/ Analistët japin detaje
Analisti Nexhat Haziri ka paralajmëruar se zgjedhjet e parakohshme në Kosovë kanë nisur të qartësohen në horizont, për shkak të provokimeve në veri për poenë politik.
Sipas tij, situata në Kosovë është e pafavorshme në rrafshin e marrëdhënieve ndërkombëtare, për shkak të sjelljeve politike aventureske të Kryeministrit Albin Kurti, i cili mendon se bota sillet rreth tij dhe partisë që ai drejton.
Haziri gjithashtu është shprehur se Albin Kurti nuk mund ti ik obligimeve ndërkombëtare siç është formimi i Asociacionit te Komunave me Shumice serbe, duke tentuar që të destabilizojë vendin.