Connect with us

Politike

Zgjedhje të reja në Rrogozhinë, Partia e Lirisë: SPAK të hetojë Ramën dhe…

Partia e Lirisë i kërkon Prokurorisë së Posaçme të vë në hetim zyrtarët e lartë, pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor që shpalli të pavlefshme zgjedhjet e 14 majit në Rrogozhinë. Në këtë bashki ku kandidati i Partisë Socialiste fitoi me 21 vota diferencë përballë rivalit të Koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, zgjedhjet e reja pritet të shpallen brenda 4 javësh.

Në Bashkinë e Rrogozhinës, ku kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ Shkëlqim Hoxha dukshëm ishte fitues në të gjitha kutitë dhe duhej vetëm kutia e votimit në burgun e Rrogozhinës për të përmbysur rezultatin.

I bëjmë thirrje institucioneve të drejtësisë, SPAK-ut në veçanti që nuk ka arsye të heshtë. Tani që ka pavlefshmëri të kutisë së burgut të Rrogozhinës duhet të kishte nisur hetimin për zyrtarët e lartë në këtë manipulim.

Duke filluar nga Edi Rama, Erion Veliaj si sekretar politik, Ulsi Manja, Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve dhe Drejtorin e Burgut të Rrogozhinës. Është e qartë që skema e Rilindjes ka qenë e njëjtë në të gjithë Shqipërinë duke sjellë në krye kryetare bashkie të papërgjegjshëm, arrogantë, shkelës të ligjit që vënë interesin personal mbi atë të qytetarëve,” tha nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari

Advertisement