Politike
Zgjedhjet 2025/ Basti i Ramës: Do e lë PD me aq mandate sa në ’97
Në fjalën e tij të gjatë në Asamblenë e PS ku u mundua të argumentojë se Shqipëria nuk është një diktaturë ku parti në pushtet blen votat, Edi Rama bëri edhe një parashikim për 2025. “Unë nuk shoh filxhan dhe nuk hedh fall, por ne kemi institute moderne të matjes së opinionit. Dhe mbaheni mend këtë që po iu them, ne do e lëmë PD me rrezultatin e vitit 1997” deklaroi kryeministri duke e justifikuar këtë parashikim me faktin se sipas tij “opozita është e vetmja gjë që ka mbetur prapa këtë dekadë”. Po të shohësh shifrat e vitit të mbrapshtë ’97 ku u zhvilluan zgjedhje nën zgjedhën e bandave të armatosura dhe me depot e municioneve të shpërthyera Partia Demokratike deri atëhere në pushtet mori gjithsej 25 deputetë (17 mazhoritar dhe 8 proporcional me ligjin e atëhershëm). Ky rezulat që i dha PS më shumë se 115 deputetë krijoi mundesine e ndryshimeve të thella kushtetuese dhe të krejt arkitekturës së shtetit.
Kryeministri u mundua tw bwjw alibinw se PS fiton me meritw sepse wshtw e vetmja forcw qw rinovon vetveten ndwrsa kundwrshtarwt dunav vetwm tw shajnw e tw shfryjnw. Ai i irioizoi ata qw vwnw pikpyetje pwr zgjedhjet.
“Disa thonë se ne fitojmë se përdorim pushtetin për të marr votat, dhe që ne i blejmë votat dhe kemi fituar se nuk kemi pasur alternativë dhe se ata vetë ofrojnë alternativë, disa thonë se ne fitojmë se Shqipëria është diktaturë dhe se ndërkombëtarët mbyllin sytë përballë diktaturës në të cilën jemi.
Dhe të tjera budallallëqe. Por, të gjithë këta bashkohen nga rrugë të ndryshme në pikën se në Shqipëri nuk ka zgjedhje derisa ato i fitojmë ne, ata bashkë janë njësoj sepse i përkasin të njëjtës rrugë të vjetër dhe mendësi të ndryshkur ballkanike, madje otomane.
Çdo njeri i arsyeshëm që sheh me sytë e vet dhe dëgjon me veshët e vet e kupton kollaj se ne fitojmë dhe do të fitojmë përsëri. Ndërsa kundërshtarët qofshin të rinj apo të vjetër humbin dhe do të humbin.
Për kundërshtarët tanë që nuk kanë asnjë ide dhe asnjë alternativë për këtë vend, prodhimi dhe shpërndarja e sa më shumë helmi duke shfrytëzuar cdo kanal dezinformimi është e vetmja alternativë e mbetur. Në na udhëheq ambicia për Shqipërinë, ata udhëhiqen nga urrejtja ndaj nesh”. tha ai.
Kur foli pwr humbjen e PD-sw Rama u justifikua me koncepte tw tilla se “ata zgjohen me vone se sa ne, ata dine me pak sesa ne”. “Ne na udheheq ambicja per Shqiperine, ata urrjetja ndaj nesh” kwmbwnguli ai duke e krahasuar diktaturwn e PS me diktaturwn e partizantit tw Gac cacit dhe Gim Fagut nw vitet 80 nw basketboll.