Connect with us

Politike

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ miraton listat e kandidatëve për deputetë të koalicionit PD-Aleanca

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka miratuar në mbledhjen e sotme listat e kandidatëve për deputet për koalicionin PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

Koalicioni i udhëhequr nga Partia Demokratike ka në përbërje subjekte të tjera opozitare si Partia e Lirisë, Partia Republikane, PAA, PDIU, PBDNJ dhe të tjera.

Përveç koalicionit opozitar, KQZ miratoi edhe listat shumë-emërore të subjekteve Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare dhe Partia Lëvizja Atdheu.

Listat shumë-emërore të miratuara sot janë të subjekteve zgjedhore si më poshtë:

 

 

-Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

-Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare

-Partia Lëvizja Atdheu

Advertisement