Connect with us

Politike

Zgjedhjet e 11 Majit/ Numërohen 3443 qendra votimi, PS mbron 83 mandate. PD shkon në 51

Procesi i numërimit të votave në rang kombëtar vijon me ritme të qëndrueshme, ndërsa deri tani janë numëruar 3443 qendra votimi, nga 5225 qendra votimi në të gjithë Shqipërinë.

Sipas të dhënave më të fundit:

PS ka marrë në rang vendi 479, 553 vota ose 52.57 %, kundrejt 310,292 votave të PD-ASHM, 34.02 %.

PSD ka marrë 32,928 vota, ose 3. 66 %, Nisma Shqipëria Bëhet 32, 951 vota, ose 3.61 % dhe Partia Mundësia, 25,929 vota ose 2.84 %.

Ky rezultat është deri në orën 20:00.

Partia Socialiste deri tani dominon në 10 qarqe të vendit, me përjashtim të Shkodrës dhe Kukësit.

Sipas projeksioneve të deritanishme, Partia Socialiste ka siguruar 83 mandate, Partia Demokratike 51 mandate, PSD 3 mandate, Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat dhe Mundësia 1 mandat.

Advertisement