Ish-kryeministri Sali Berisha nga mbledhja e Kryesisë foli për procesin zgjedhor të 14 majit, ku akuzoi kryeministrin Edi Rama se vuri në dispozicion buxhetin e shtetit për blerjen e votave.
Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se Shqipëria është kthyer në një narkoshtet, ku padrionoja (referuar Ramës) merr masa për mos ekzistimin e votës së lirë.
“U bë një përpjekje për asgjësimin tonë dhe nuk ia dolën, por kjo nuk u mjafton. Kjo nuk mundtë jetë çështje krenarie por beteje. PD për të pasur besim të këtyre qytetarëve duhet ti nënshtrohet një procesi të thellë debati analize dhe zbatimit të statutit të saj.
Shumë ide mund të lindin, por zbatimi i statutit është mënyra më e mirë. Duhet të angazhohen degët, kryesitë, shtabet elektorale, kandidatët pasi ata e njohin më mirë se çdokush tjetër problematikat e konstatuara gjatë procesit zgjedhor. PD do mund të ruajë besimin e votuesve të saj vetëm e vetëm si një parti që do hapet ndaj flukseve të reja, si një parti e cila do bëjë gjithçka për angazhimin në kauzën e saj të drejtë të personave më me vlerë në komunitetet ku janë. Kjo analizë duhet të na çojë drejt këtij objektivi dhe ky duhet të jetë i yni. Kjo nuk mjafton që PD të ruajë dhe të avancojë besimin e së djathtës shqiptare.
Kjo analizë është jetike për PD-në, por kjo nuk mjafton. Është i domosdoshëm një front opozitar. Kemi të bëjmë me një narkoshtet, ku padrionja merr çdo vendim, masë ku vota nuk ekziston. Pra kemi të bëjmë me një regjim, narkoshtet. Ky narkoshtet kërkon një fron të gjerë opozitar”, u shpreh Berisha.