Politike
Zgjedhjet e 14 majit/ Celibashi ‘hedh zaret’
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi dha garanci sot se zgjedhjet lokale të 14 majit nuk rrezikohen nga sulmet kibernetike që në muajt e fundit kanë mundur të depërtojnë në çdo faqe qeveritare ku ofrohen shërbime shtetërore. Në një deklaratë për mediat, në përfundim të mbledhjes që përcaktoi ndarjen e anëtarit të shtatë të KZAZ-ve mes PD e PS, Celibashi tha se nga nesër, KQZ do të monitorojë partitë për të raportuar para publikut aktivitetet, ndërsa tha se Shqipëria e zhvillon procesin zgjedhor shumë larg “vëzhgimit dashakeqës të hakerave”.
“Do të sjell në vëmendje që nesër fillon detyrimi për të raportuar çdo aktivitet publik. Ky aktivitet duhet të raportohet 5 ditë para në përputhje me Kodin Zgjedhor dhe KQZ. Ajo që vlen të theksohet në lidhje me ndalimet ka të bëjë më përmbajtjen dhe vetëpërmbajtjen e institucionarëve për të mos përdorur asetet publike në fushatë. Ligji detyron partitë të respektojnë ligjin. Jemi përpjekur që teknikisht të marrim masat. Në momentin që flasim, raportojmë vetëm te faqja e KQZ. S’kemi asnjë aktivitetet tjetër që mund të jetë në observimin dashakeqës. Përsa i përket votimit elektronik ai nuk zhvillohet në rrjet të hapur dhe nuk ka mundësi që dikush të ndërhyjë në këto sisteme”,-tha ai. /Dosja.al
Votimi elektronik, Celibashi: S’kemi ende përgjigje nga qeveria, qëllimi është të kemi 1 ose 2 bashki të mëdha
TIRANË– Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se institucioni që ai drejton pret ende përgjigje nga qeveria për buxhetin që i duhet për votimin elektronik. Në fjalën e tij, gjatë një prononcimi për mediat, Celibashi tha se qëllimi fillestar ishte votimi elektonik në 6 bashki, por plani ndryshoi për shkak se nuk ka mendur shumë kohë për t’u përgatitur. Tani objektivat janë më të vogla.
“Ne kemi bërë kërkesën për financim të projektit elektronik edhe për 6 bashki të tjera. Koha që kemi në dispozicion nuk na favorizon se jemi shumë vonë. Por mund të bëjmë më shumë se Vora. Do të preferonim që të kishim 1-2 bashki të mëdha, një mesatare. Po presim ende një përgjigje nga qeveria,”-shtoi Celibashi.
1 ORE ME PARE
PD e Berishës apo Alibeajt? Celibashi: Do vlerësojmë legjitimitetin e atij që do të sjellë dokumentacion e nevojshëm në KQZ
TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka komentuar situatën e krijuar brenda Partisë Demokratike dhe marrëdhënien që forca politika ka me institucionin që ai drejton. Pas mbledhjes së KQZ, në një prononcim për mediat, Celibashi deklaroi se për PD-në ende nuk ka një vendim të Gjykatës së Tiranës për të transferuar legjitimitetin nga Enkelejd Alibeaj tek Sali Berisha, e jo vetëm. Ndryshim do të duhet të bëhet edhe përmes Indrit Sefën dhe Marash Logut, me Ivi Kason. Po ashtu, Celibashi ka shtuar se në momentin që do të ketë të gjithë propozimet për anëtarë të KZAZ do të vlerësohet legjitimiteti i atij personi që në emër të PD paraqet këto propozime. I pyetur se cilën palë do të njohë KQZ-ja në zgjedhje e kandidatët e kujt do të regjistrojë, Celibashi theksoi se do të vepronte vetëm ashtu siç parashtrohej në ligj, e ashtu si të vendoste Gjykata e Tiranës.
PJESË NGA KOMUNIKIMI ME GAZETARËT:
Kur e prisni listën me anëtarë?
Celibashi: Ka një parti dhe një forcë politike. Nuk ka dy parti me të njëjtin emër. Presim propozimet e PD, kur të voijnë do të vlerësojmë legjitimitetin. Autorizimi, do vlerësohet autorizimi dhe nëse është lëshuar nga personi që është përfaqësues dhe drejtues.
Keni komunikim nga Ivi Kaso për të sjellë emra?
Celibashi: Kemi komunikim institucional për emra, deri në momentin që ne flasim, kemi zotin Marash Logu dhe Indrit Sefa. Në kuadër të komunikimeve, kemi dhe me Ivi Kason dhe përfaqësues të tjerë.
Ç’do merret parasysh për të regjistruar partinë?
Celibashi: Ne do të vlerësojmë legjitimitetin e atij që do të sjellë dokumentacion në KQZ. Në kuptimin që është apo jo me tagër për të sjellë kërkesa të ndryshme. Sot është përfaqësues i PD, janë në fakt, dy emrat Logu dhe Sefa. Do jenë këta nesër, pasnesër, nuk e them dot. Por autorizimi që ata kanë është në përputhje me Kodin zgjedhor. Nëse do të vijë një kërkesë për regjistrimin e PD. Ky legjitimitet është i verifikueshëm nga dokumentacioni që KQZ merr nga Gjykata e Tiranës. Kjo është një çështjes që nuk e vendos KQZ-ja se kush është organi që përfaqëson një parti politike, që udhëheq një parti politike nuk e vendos KQZ-ja, është një institucion tjetër dhe ne do të vlerësojmë në momentin që do të kemi këto kërkesa çfarë legjitimiteti ka ky apo ai person. Pastaj duhet thënë, KQZ gjithmonë edhe duke parashikuar ligjin nuk i ka qëndruar strikt këtij afati. Është një proces që nuk përfundon në 29 janar. E kuptoj këtë diskutim shumë mirë sepse këtu jetoj dhe unë. Është kjo çështja se kush është drejtuesi i PD. Ka shumë rëndësi që të kuptohem nga të gjithë se kush është roli i KQZ në këtë proces. Secili ka këndvështrimin e vetë. Në fund, ngelet ligji.
I njihni ndryshmet në PD sepse ka një vendim gjykate?
Celibashi: Për KQZ, ky proces bazohet në një institucion tjetër. Nuk e vendosim dot ne. Nuk bëjmë dot interpretime. Ky konflikt nuk do të ishte në Gjykatë, do të ishte në KQZ në ditën një. Por nuk është në KQZ.
3 ORE ME PARE
Zgjedhjet e 14 majit/ Hidhet shorti në KQZ, KZAZ me numër çift do ti drejtojë PS, PD drejton në ato me numër tek
TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur shortin sot për anëtarin e shtatë të KZAZ-ve. Shorti vendosi që në të gjitha KZAZ me numër çift, anëtari i shtatë ose kryesuesi do të vijë nga radhët e PS, ndërsa në ato KZAZ (qendra votimi) me numër tek, anëtari do të jetë i PD.
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se kjo çështje tashmë u mbyll dhe vendimi hyn në fuqi për zgjedhjet e 14 majit 2023. KQZ përcaktoi në mbledhjen e shkuar se nga 7 anëtarë, 2 do t’i kishte PS, 2 PD, 1 PL dhe 1 PSD. Deri më tani, për shkak të ngërçit me vulën e PD në gjykatë, Partia Demokratike e drejtuar nga Berisha edhe në këto zgjedhje, njësoj si në 6 mars nuk do të ketë komisionerë