Politike
Zgjedhjet e 14 majit/ Rama-deputetëve: Kujdes, janë zgjedhje ndryshe
Zbulohen detaje nga mbledhja e sotme e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. E gjithë mbledhja e sotmeu fokusua tërësisht në përgatitjen për fushatën elektorale të 14 Majit, ndërsa nga ana e tij, kryesocialisti Edi Rama ka kërkuar një angazhim maksimal të gjithë deputetëve duke bashkëvepruar me drejtuesit politik të PS në qarqe.
Kryeministri Edi Rama i tha grupit parlamentar se këto zgjedhjet e ardhshme lokale të 14 majit janë ndryshe, duke i cilësuar si “delikate dhe politike”. E po ashtu, njëjtë si në mbledhjet e shkuara, drejtuesit politikë kanë prezantuar sondazhet matëse të popullaritetit të kandidatëve për kryetar bashkie dhe këshilltarët për këshillat bashkiakë.
Kandidatët për zgjedhjet lokale do të prezantohen pas mbledhjes së që do të bëjë Kryesia e PS më 25 Mars.