Connect with us

Kosova

Zgjedhjet/ Fitore e Vuçiç në Veri

Profesori amerikan, Edward Joseph, i konsideron të papranueshme deklarimet e presidentit të Serbisë se nuk do të zbatojë të plotë marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e saj që u arrit në Ohër. Eksperti i politikës së jashtme dhe njohësi shumë i mirë i Ballkanit, konsideron se Beogradi dhe Prishtina nuk janë afër marrëveshjes finale.

Joseph u shpreh se Albin Kurti duhe te beje kujdes me zgjedhjet e 23 prillit ne Veri te vendit. Ai gjithashtu theksoi se Serbisë do t’i leverdiste nëse në veri do të ketë incidente dhe mospjesëmarrje në zgjedhje.

“Kosovën do ta demtonte shume fakti nese diten e zgjedhjeve ne veiy te vendit do tew kishte incidente dhe njeri I vetem qe do te perfitonte prej kesaj do te ishte Aleksander Vucic” – u shpreh Joseph qe gjithashtu shtoi:

Fjalët e para të Aleksandër Vuçiqit pas takimit në Ohër, do të duhej të ishin ‘inkurajoj serbët e Kosovës që të kthehen në institucione dhe të marrin pjesë në zgjedhje’. Pastaj ai do të mund të thoshte se nëse Kosova nuk i përmbush obligimet e saj, atëherë unë do t’i rishikoj zotimet tona.

Advertisement