Connect with us

Rajon

Zgjedhjet/ Kurti – Vuçiç ndajnë biskota

“Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013 kriter kyç për mbajtjen e zgjedhjeve në veri ka pjesëmarrjen e komunitetit serb dhe në këtë aspekt “baza e legjitimitetit të tyre do të jetë e dështuar”

Keshtu u shpreh Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike në Beograd, Dushan Janjiq.

Kjo, thotë ai, është vetëm njëra anë e argumentit. E dyta, prej tani Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “do të ketë një argument shumë serioz” në raport me evropianët dhe Këshillin e Evropës për të manipuluar rreth çështjeve me Kosovën.  Sipas Janjiç, argumenti kryesor i Vucic do të jetë: Qeveria Kurti theu marrëveshjen themelore të vitit 2013.

Dushan Janjiq e ka krejtësisht të qartë. Nëse zgjedhjet shtyhen, do të ishte mirë për atmosferën e negociatave .

Sipas tij, “QUINT’ – dhe veçanërisht ShBA duhet të bëjnë punën e tyre, dhe të mos e lënë Qeverinë e Kosovës dhe komunitetin serb te notojne në ujëra të thella, qe do të thotë se duhet ndërmjetësuar rikthimi i serbëve në institucione

Advertisement