Connect with us

Politike

Zgjedhjet largojnë peshat e rënda, Rama hyn në purgator dhe del si një ofertë e re

Analisti Lorenc Vangjeli ka bërë një parashkim për listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e vitit 2025.

I ftuar në emisionin “Log” në News24, ai tha se “do kemi skalionin e dytë apo të tretë të PD që u mund me 1 milionë vota që sot ka dalë në resht të parë”.

Ndërkohë për listat e PS, Vangjeli u shpreh se te listat e mbyllura do jenë të rinj dhe të reja, ndërsa ‘poshtë vijës do jenë peshat e rënda që disa do ndeshen me njëri-tjetrin, disa do ti largojë Rama’.

Lorenc Vangjeli: E di çfarë do ndodhë në pranverën e vitit të ardhshëm? Do kemi skalionin e dytë apo të tretë të PD që u mund me 1 milionë vota atëherë që sot ka dalë në resht të parë. Në PS do të kemi të pjesa e listës së mbyllur një grup vajzash dhe djemsh të shkolluar jashtë nga këta që flasin anglisht, por që s’do njohin as rrugës e Tiranës, por që nuk do të kesh asgjë për t’i sharë ndaj tyre.

Poshtë vizës do jenë këta peshat e rënda që me paratë e fituara gjatë pushtetit me lidhjet dhe me faktorë ekstra-territorialë do të ndeshen me njëri tjetrin, një pjesë do bien, një pjesë do t’i largojë Rama dhe do dalë në zgjedhjet e 2025 sikur ka hyrë në purgator dhe del si një ofertë e re, ndërkohë që këta mbeten akoma si ato fotot e vjetra bardh e zi me dhëmbëza

Advertisement