Connect with us

Politike

Zgjedhjet lokale/ Ambasada Britanike: Korrigjoni problematikat e vërejtura

“Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ndoqi nga afër zgjedhjet vendore të 14 majit. Sot duam të urojmë të gjithë të zgjedhurit për të përfaqësuar qytetarët shqiptarë në nivel vendor, duke mbajtur parasysh se procesi i numërimit është ende në vazhdim në shumë zona.

Mbretëria e Bashkuar mbështet plotësisht raportin praprak të Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), i cili u publikua sot.

Ne mirëpresim gjetjet e raportit në lidhje me një proces përgjithësisht të mirëadministruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pavarësisht disa vështirësive teknike. Mbështesim inkurajimin e raportit për të trajtuar problemet e keqpërdorimit të burimeve shtetërore, pretendimet për shit-blerje votash dhe presionet ndaj punonjësve të sektorit publik dhe jo vetëm për të votuar në një mënyrë të caktuar.

Ne inkurajojmë të gjitha partitë politike, politikanët dhe institucionet që t’i adresojnë këto shqetësime, përfshirë edhe përmes Komisionit Parlamentar ad-hoc për reformën zgjedhore.

Presim me kënaqësi të bashkëpunojmë ngushtë me kryetarët e sapozgjedhur të bashkive dhe këshillave bashkiakë. Si dhe i inkurajojmë të gjithë të fokusohen në mënyrën se si mund t’iu përgjigjen më së miri nevojave te gjithë qytetarët shqiptarë në lokalitetet e tyre.”- thuhet në reagimin e Ambasadës.

Lajmi në përditësim…

Advertisement