Connect with us

Kosova

Zgjedhjet në Kosovë/ Lista Serbe fitoi 10 nga 10 mandate

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, në një konferencë për media ka deklaruar se në bazë të votave të numëruara në të gjitha komunitetet serbe në Kosovë, Lista Serbe është fituese absolute e këtyre zgjedhjeve. Ai shtoi se të dhjetë vendet në parlament janë në duart e Listës Serbe dhe të popullit serb dhe falënderoi të gjithë qytetarët që votuan për Listën Serbe, të gjithë bashkatdhetarët dhe serbët e mërguar që erdhën dhe i votuan.
Ai shtoi se kjo është një fitore e të gjithë serbëve që e kanë duruar terrorin e Kurtit, por që sot kanë treguar se nuk i frikësohen atij dhe se ai po gënjente kur tha se serbët iu drejtuan atij dhe Prishtinës.
“Kjo është një fitore e të gjithë atyre serbëve që nuk janë në Kosovë, por që dhanë një kontribut të madh në fitoren tonë, veçanërisht për njërin prej tyre”, tha kryetari i Listës Serbe.

Advertisement