Bota
Zgjedhjet në Turqi, rivali kryesor i Erdogan kryeson në Stamboll
Vijon numërimi i votave në Turqi. Sipas raportimeve të fundit, bëhet me dije se partia e Erdogan, po humbet bastionet e saj në Turqinë Juglindore.
Ajo çfarë është vënë re , është fakti se kandidati i opozitës Kemal Kilicdaroglu, tani është përpara në Stamboll, ndërsa janë numëruar vetëm 54.56 % të votave.
Edhe pse deri më tani, presidentit Erdogan vijon të kryesojë me 51. 64%, ndërsa rivali kryesor i presidentit turk dhe kandidati i gjashtë partive opozitare, Kemal Kilicdaroglu, merr 42.11%.
Kandidati i tretë Sinan Ogan mbledh 5.33% dhe Muharrem Ince 0.53%. Gjithashtu theksohet se ka pasur një pjesëmarrje të madhe të turqve që Gjermani.
Sipas të dhënave, nga 1.4 milionë turq në Gjermani që kishin të drejtë vote, 632 mijë dolën në votim.