Kosova
Zgjedhjet në veri, policia e Kosovës: Kemi marrë masa për sigurinë
Policia e Kosovës përsëriti të dielën se ka ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme, për të ofruar siguri dhe mbarëvajtje të procesit zgjedhor në komunat veriore të Kosovës.
Në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç – që të gjitha komuna të banuara me shumicë serbe – po mbahen zgjedhjet e parakohshme lokale.
Ndërkohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se të 19 qendrat e votimit në pjesën veriore të Kosovës, ku sot mbahen zgjedhjet e parakohshme lokale, janë hapur.
KQZ-ja mbajti konferencën e parë në orën 8:00 dhe paralajmëroi at të radhës për në orën 11:30.
Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila mbështetet nga Beogradi, nuk merr pjesë në zgjedhje dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që ta bojkotojnë procesin.